Policia e Kosovës ka suspenduar zyrtarin policor S.C. për disa shkrime të publikuara në rrjetin social.
S.C. është me detyrë në pikën kufitare “Kullë” ndërsa nuk janë bërë të ditura shkrimet e tij.
“Suspendimi i tij është mbështetur në Udhëzimit Administrativ Nr.04/19, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës. Pas masës së suspendimit Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet zyrtari policor që nxiti përçarje me shkrime në rrjetet sociale
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
Rekomandohet suspendimi i një zyrtari policor në Fushë-Kosovë
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e policit që verifikoi pa autorizim të dhënat e një qytetari