Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Fushë-Kosovë. Hetimet ndaj tij sipas njoftimit të IPK-së po zhvillohen për veprën penale “Sulm”, që raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë derisa zyrtari në fjalë ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
“Hetimet ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Sulm” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë kurse zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Sipas IPK-së pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
-
Rekomandohet suspendimi i dy policëve për kanosje në raste të ndara
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e 4 policëve në dy raste të ndara
-
Plagosje në Fushë-Kosovë
-
Dy policë u përleshën brenda stacionit policor në Prishtinë, kërkohet suspendimi i tyre