Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet zyrtari policor që nxiti përçarje me shkrime në rrjetet sociale

Policia e Kosoves - SHPK

Inspektorati Policor ka bërë të ditur se ka arrestuar zyrtarin policor nga komuniteti boshnjak S.C., i cili u suspendua dje nga detyra për shkak të shkrimeve në rrjete sociale.

S.C., i cili me detyrë ishte në pikë kufitare ‘’Kull’’, u arrestuar në mbrëmje me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.