Gjykata Supreme e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e Enver Sekiraqës në paraburgim pasi ishte dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.
Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë konfirmuar se Apeli ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të Enver Sekiraqës, avokatit Besnik Berisha.
Gjykata Themelore e kishte lënë të mbrohet në liri Sekiraqwn pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar, derisa më pas ai është arratisur. Gjyqtari Agim Kuçi është suspenduar për këtë rast derisa Kryetarja e Gjykatës kishte konfirmuar se Kuçi pa konsultim me anëtarët e trupit gjykues vendosi që Sekiraqa të mbrohet në liri.
Por, pas vendimit të Apelit më 18 maj 2024 Sekiraqa ka arritur të arratiset.
Sekiraqa më 3 maj 2024, pas kthimit të rastit dy herë në rigjykim u dënua me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e Rizës.
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007. /BetimipërDrejtësi
-
Apeli ndryshon aktvendimin e Themelores, e kthen Enver Sekiraqën në paraburgim
-
Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim, 17 vjet pas vrasjes së Triumf Rizës
-
Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim
-
Anulohet masa e suspendimit për gjyqtarin që e la të lirë Enver Sekiraqën
-
Gjyqtari që e la të lirë Sekiraqën pritet të kalojë pa pasoja