Mallra të padeklaruara në vlerë mbi 5,500 euro janë zbuluar të hënën nga zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në një automjet të ndaluar për kontroll të detajuar.
Gjatë deklarimit, thuhet se drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, por pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh janë zbuluar suplemente ushqimore – rreth 600 pako me gjithsej mbi 7,500 copë, për të cilat nuk ishte paraqitur as faturë e as dokumentacion përcjellës.
“Vlera e përgjithshme e mallrave të padeklaruara është vlerësuar në 5,554.00 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore arrin në 1,655.34 euro. Ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 253 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse”, thuhet në njoftimin e doganës.
-
Zbulohen 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë
-
Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë
-
Dogana zë veshmbathje e këpucë të padeklaruara në një kamion në Vërmicë, vlera mbi 72 mijë euro
-
Dogana ndalon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë
-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë