Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmuan policët në kryerje të detyrës, arrestohen tetë të dyshuar në Kaçanik

Arrestim

Foto: Ilustrim

Tetë persona janë arrestuar të dielën në Kaçanik, nën dyshimin se i kanë penguar personat zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar të hënën se nga ky pengim është rezultuar me lëndim të disa personave zyrtarë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.