Një inspektor komunal në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se në kohën sa ka qenë duke kryer punën e tij është sulmuar nga një burrë.
Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Kollashini” dhe është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare si inspektor komunal është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-oërësh të Policisë.
Viktima thuhet se ka pranuar trajtim mjekësor.
“Në konsultim me prokurorin palët pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmohet një inspektor komunal në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
-
Sulmohet një zyrtar policor në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuari
-
Sulmohet një polic në veri
-
Gruaja në Mitrovicë të Veriut kërcënohet përmes telefonit, nis hetimi ndaj shtetasit serb
-
Rekomandohet suspendimi i një zyrtari policor në Fushë-Kosovë