Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet fizikisht një shtetas turk në Qendrën e Azilit në Magure, arrestohet i dyshuari algjerian

Sulm

Foto ilustrim

Një shtetas turk është sulmuar fizikisht nga një shtetas algjerian në Qendrën e Azilit në fshatin Magure të Lipjanit.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30, ndërsa sipas raportit të Policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e sulmit.

Viktima, i cili kishte qëndrim të përkohshëm në këtë qendër, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.