Një zyrtar policor ka marrë lëndime pasi është sulmuar në kryerje të detyrës.
Siç është bërë e ditur në raportin e Policisë, zyrtari policor kishte ndaluar një veturë për kontroll, ndërsa është sulmuar nga pasagjeri. Zyrtari policor, por edhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 28.03.2023-01:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer). Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit , rast në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Sulmohet një polic në Prishtinë, merr lëndime
-
Një burrë raporton në Prishtinë se është sulmuar seksualisht nga një burrë tjetër
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor në "Rrugën B"