Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në mbrëmjen e të premtes, pasi ai e kishte sulmuar një zyrtar policor dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Polici ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 20.05.2022 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
E në mbrëmjen e të shtunës në Prishtinë është ndaluar një person pasi kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.
Polici ishte duke i dhënë një tiketë për kundërvajtje. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër policë
-
Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
-
Rrihen disa zyrtarë policorë në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në psikiatri
-
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi policin