Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​Skenderaj, Policia sekuestron armë dhe municion

Policia në Skenderaj ka realizuar një kontroll të mërkurën, i cili ka rezultuar me gjetjen e armëve dhe municionit.

Ky urdhër kontroll u zhvillua në kuadër të veprimeve hetimore për zbulimin e veprave penale në këtë vend, mbi dyshimin e bazuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas një komunikate të lëshuar nga policia, ky urdhër kontroll është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Baks të Skenderajt, ku janë gjetur dhe sekuestruar “armë dhe municion një pushkë automatike AK-47, dy karikator të pushkës automatike AK-47, dy pushkë ajrore, tri armë të shkurta pistoleta, dy maska, dy palë pranga, një shufër metalike, një boks hekuri dhe 39 fishekë të armës AK-47”.

Policia njofton se armët dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore.

“Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale shantazh dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pas intervistimit, i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.