Kronikë

Sigurimi i qendrës tregtare në Prizren thuhet se sulmoi një familje rome

Avokati Arianit Koci ka deklaruar se një familje rome është sulmuar të dielën në një qendër tregtare në Prizren. Ai shkroi në Facebook se një deputet ka njoftuar se sigurimi i qendrës e ka sharë personin, derisa ka vazhduar me rrahje e kërcënime.

 

Ky është sulmi brutal ndaj një familje rome, dje në një qendër tregtare në Prizren. Sipas një deputeti të Republikës së Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, paska qenë vendosja e maskës. Prindërit dhe vajza e 11 vjeqare, e kanë pasur maskën. Djali jo. Gjithnjë sipas deputetit, sigurimi e sulmon njërin prej familjarëve fizikisht, në prani të familjes- për shkak të mos pasjës së maskës, duke e sharë: “Ta q… magjupin e nanës”. Sulmuesi ka vazhduar me rrahje dhe kërcënime serioze. Tre persona janë arrestuar, dy prej të cilëve (romët, babë e bir), janë liruar pas disa orësh. Vajza 11 vjeqare është e traumatizuar. Duhet theksuar që pjesëtari i sigurimit dhe kjo familje rome, njihen dhe jetojnë në pjesën e njejtë të qytetit.

Posted by Arianit Koci on Monday, November 22, 2021

Në ngjarje thuhet se ka qenë edhe një vajzë 11-vjeçare.

“Duhet theksuar që pjesëtari i sigurimit dhe kjo familje rome, njihen dhe jetojnë në pjesën e njejtë të qytetit”, ka shkruar Koci.

KOHA të dielën e ka konfirmuar rastin e Policia e Kosovës.