Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj personave që u rrahën në qendrën tregtare në Prizren

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj B.A., B.A., T.Ç. dhe A.B.., të dyshuar se kanë kryer veprat penale 'lëndim i lehtë trupor' dhe 'sulm' në një qendër tregtare.

Sipas njoftimit, dy të pandehurit me inicialet B.A., njëri i lindur në vitin 1999 e tjetri 1976, e kanë sulmuar të dëmtuarin T.Ç., për shkak të mosvendosjes së maskës. Atë e kanë goditur me grushte duke e rrëzuar përtokë.

Ndërsa, T.Ç. dhe A.B., më pas e kanë sulmuar të dëmtuarin B.A. (1976) në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.