Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtiu me armë nga vetura, arrestohet

Të shtëna me armë zjarri

Një person ka shtënë me armë zjarri të premten në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë.

Ai ka qenë në lëvizje me veturë derisa ka shtënë.

Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 10 gëzhoja. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar dhe nga ai ka konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.