Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtetasja e Shqipërisë dyshohet se u dhunua në Pejë, Policia nis hetim

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë.

Rasti ka ndodhur në Pejë të shtunën, ku në praninë e nënës, viktima ka thënë se rasti ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor.

Rasti është iniciuar si dhunim.