Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtetasja e Shqipërisë dyshohet se u dhunua në Pejë

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetim për rastin e një shtetaseje nga Shqipëria që dyshohet se është dhunuar në Pejë.

Sipas njoftimit, viktima ishte shpallur e zhdukur në Shqipëri, ndërsa njësitet policore në Pejë kanë bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Rasti është iniciuar si “dhunim”.

“Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontroll mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

LEXO EDHE:

 

Artikuj të ngjashëm