Një shqiptar në Brixen të Austrisë është arrestuar për sulm ndaj ish-punëdhënësit të tij, raporton “Unsertirol24.com”.
Policia ishte thirrur në një firmë ndërtimi në zonë industriale. Shqiptari 31-vjeçar, që ishte i alkoolizuar, raportohet se kishte sulmuar ish-punëdhënësin. Shqiptari pretendoi se ish-punëdhënësi i ka ende borxh.
Ai e goditi viktimën dhe dëmtoi orenditë.
“Po ashtu ai shau të pranishmit dhe i kërcënoi me vrasje. Autoritetet e arrestuan shqiptarin, ai gjendet në arrest shtëpiak”, ka shkruar “Unsertirol24.com”.
Artikuj të ngjashëm
-
Goditi punëtorin e sigurimit, arrestohet
-
Arrestohet një i dyshuar pasi sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë
-
Në gjendje të dehur shtetasi i huaj sulmon policin në Lipjan, përfundon në mbajtje
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Sulmoi policinë nën ndikim të alkoolit, arrestohet i dyshuari në Pejë