Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të shtunë në Shkodër.
Një 24-vjeçar, pasi e ka sulmuar fizikisht, ka tentuar ta përdhunojë motrën e tij në Shkodër, raportoi TopChannel.
I riu u arrestua, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e rastit.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar ‘Sundimi i ligjit’, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, tha Policia e Shtetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur
-
Arrestohet i dyshuari për dhunim në Podujevë
-
Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë ndaj bashkëshortes
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një burri
-
Arrestohet një person në Ferizaj, plagosi me armë zjarri motrën e tij