Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK), ka vdekur burri i cili ishte lënduar nga shpërthimi i gazit në një shtëpi në Leletiq të Lipjanit më 5 shtator.
Si pasojë e këtij shpërthimi, më 16 shtator, në QKUK kishte vdekur edhe një grua, shtetase e huaja.
“Fsh. Leletiq, Lipjan 05.09.2023 - 07:40. Lidhur me rastin është raportuar se me datën 18.09.2023 rreth orës 19:17 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një shtetase e huaj, u lëndua pas shpërthimit të gazit në një shtëpi në Lipjan më 5 shtator
-
Shpërtheu sistemi i ngrohjes me gaz, lëndohen burrë e grua në Lipjan
-
Vdes në QKUK burri që u aksidentua dy javë më herët në Lipjan
-
Vdes në QKUK, burri që u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Lipjan
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin