Kronikë e zezë

Vdiq një shtetase e huaj, u lëndua pas shpërthimit të gazit në një shtëpi në Lipjan më 5 shtator

 

Një shtetase e huaj në Lipjan ka vdekur të shtunën si pasojë e lëndimeve që mori gjatë shpërthimit të gazit në një shtëpi në Leletiq të Lipjanit më 5 shtator.

Policia më 5 shtator kishte njoftuar se në rrethana të panjohura kishte shpërthyer sistemi i ngrohjes me gaz në një shtëpi në Lipjan, ndërsa si pasojë ishin lënduar një burrë e një grua (bashkëshortë).