Një shtetase e huaj në Lipjan ka vdekur të shtunën si pasojë e lëndimeve që mori gjatë shpërthimit të gazit në një shtëpi në Leletiq të Lipjanit më 5 shtator.
Policia më 5 shtator kishte njoftuar se në rrethana të panjohura kishte shpërthyer sistemi i ngrohjes me gaz në një shtëpi në Lipjan, ndërsa si pasojë ishin lënduar një burrë e një grua (bashkëshortë).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë i dyshuar ishte intervistuar lidhur me rastin dhe ishte liruar në procedurë të rregullt.
Gruaja që mori lëndime të shtunën ka humbur jetën.
“Leletiq, Prishtinë. 05.09.2023 - 07:40. Lidhur me rastin, viktima femër shtetase e huaj e cila ka qenë në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.