Një person ka vdekur në Dragash pasi i kishte shpërthyer bombola e gazit.
Policia njoftoi se bombola shpërtheu në dhomën e shtëpisë ku po qëndronte, e aty është konfirmuar edhe vdekja e viktimës.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK- së.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet i vdekur një burrë në Dragash, Policia nis hetimet
-
Gjendet e vdekur një grua në Drenas, rasti nën hetime
-
Dërgohet në QKMF pa shenja jete, Policia nis hetim
-
Tre të lënduar në Mitrovicë nga shpërthimi i bombolës së gazit
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda lokalit në Prishtinë