Një burrë është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Lipjan. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth mesditës.
Në njoftim thuhet se ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe në mbrëmje është raportuar se ka ndërruar jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 (të martën .v.j.) kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Rasti mbetet për t’u hetuar”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm