Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shkaqet që quan në aksidentin e djeshëm në fshatin Gadime të Lipjanit, ku një person mbeti i vdekur.
Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetë aksidentuar.
Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar- fëmijë 12-vjeçar, i cili ka vdekur pasi është dërguar në QKUK, ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari- drejtuesi dhe një pasagjerë mashkull kosovar.
Të lënduarit për shkak të lëndimeve janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë të dërgohet në IML- për obduksion në Prishtinë.