Një person ka vdekur, pas lëndimeve që ka marrë në një aksident trafiku, që ka ndodhur të premten në mesditë në fshatin Gadime të Lipjanit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KOHËN, se nga vetaksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 15:00, kanë mbetur të lënduar tre persona, ndërkaq, njëri prej tyre, ka vdekur pas dy orësh në QKUK.
“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Ahmeti.