Policia në Zvicër ka shkatërruar një rrjet të drogës. Sipas njoftimit të Policisë së Kantonit të Freiburgut, janë bërë hetime që nga dhjetori i vitit 2020, raporton "Polizeinews.ch".
Janë konfiskuar afro 35 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme me vlerë 80 mijë franga zvicerane.
Hetuesit kanë zbuluar se kokat e këtij rrjeti të drogës ishin katër burra të moshave 27 dhe 28 vjeç, shtetas të Zvicrës dhe të Kosovës, me banim në Freiburgu. Dërgesat ishin nisur nga Romonti.,
Ata organizonin këtë trafikim të drogës, ku angazhonin persona të ndryshëm për transportim e shitje.
Hetimet e Policisë kanë çuar në arrestimin e gjithsej 80 të dyshuarve. Gjatë operacioneve të ndryshme janë konfiskuar 35 kg drogë të llojeve të ndryshme si kokainë e marihuanë. Po ashtu u sekuestruan 45 mijë franga dhe rreth 30 mijë euro. 15 persona janë dërguar në paraburgim.
Hetimet më vonë zbuluan se të dyshuarit kishin shitur afro 100 kilogramë kanabis dhe më shumë se 2.5 kilogramë kokainë. Kokaina ishte e cilësisë së lartë.
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Operacioni anti-drogë çon në arrestimin e 4 personave, një për krime kibernetike
-
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, arrestohen katër të dyshuar
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë