Policia e Kosovës në Ferizaj në bashkëpunim me AKI-në ka kryer planin taktik “Kulla” pas një hetimi disamujorë kundër trafikimit me lëndë narkotike.
Katër persona janë arrestuar dhe 4.6 kilogramë kokainë janë konfiskuar.
“Gjatë realizimit të operacionit policor, hetuesve të DHTN-Ferizaj i kanë ofruar mbështetje njësitë tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI e njësi tjera mbështetëse. Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993)”, njoftoi Policia.
Po ashtu, dy të dyshuar gjenden në arrati.
Përveç kokainës së konfiskuar, në vlerë tregu 140 mijë euro, Policia ka konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë, dy telefona celular, para, dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.
Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
-
Arrestohen tre të dyshuar për narkotikë, njërit i gjenden mbi 4 kg kokainë
-
Arrestohet për posedim të narkotikëve, i gjendet kokainë, barna e mbi 19 mijë euro
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikë në Ferizaj
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik