Dy persona janë arrestuar dy të dyshuar për shitje të testeve në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se hetuesit policorë të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), po sa kanë pranuar të dhëna, menjëherë kanë filluar hetime nën dyshimin se persona të dyshuar po shesin ,,teste” që u parashtrohen studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së.
“Më 28.06.2019 policia ka siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prishtinë për masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit ‘simulimi i një vepre të korrupsionit’, pasi dyshohej se persona të dyshuar janë duke konsumuar veprën penale ‘mashtrim’”, thuhet në komunikatë.
Tutje Policia shton se sot, datë 2 korrik 2019, në realizim të masave të fshehta të hetimit dhe në zbatim të planit hetimor policor, rreth orës 16:35, policia në flagrancë e ka arrestuar një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të ,,testit”, tek i njëjti janë gjetur parat që janë përdorur si stimulim i veprës penale, po ashtu policia ka arrestuar edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku.
Policia, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, ka arrestuar:
G.S. viti i lindjes 1996 m.k.sh dhe
Edhe
Ndalohen dy persona të dyshuar për mashtrim me një pronë në Veternik, iu sekuestrohen para e dokumente false
E.B. viti i lindjes 1992 m.k.sh.
Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Dy zyrtarë arrestohen nën dyshime për dallavere me testin për patentë-shoferë
-
Ndalohen dy zyrtarë publikë në Prishtinë, dyshohen për manipulim në test për patentë-shofer
-
Një i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtroi tjetrin për 51 mijë euro