Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë dhe sekuestrojë një veturë të llojit Pasat me targa të Maqedonisë së Veriut, e cila po kërkohej ndërkombëtarisht.
Sipas njoftimit të policisë të premten, lokalizimi dhe sekuestrimi është bërë të enjten pasdite, derisa në stacion policor është shoqëruar e dyshuara- shtetase kineze, e cila e kishte marrë veturën që nga korriku i këtij viti në një kompani në Maqedoni dhe nuk e ka kthyer më.
“Lidhur me këtë rast në stacion policor është shoqëruar e dyshuara(shtetase kineze) e cila që nga data 03.07.2022, për shërbim nga një Renta car në Maqedoninë e veriut, ka marrë veturën dhe nuk e ka kthyer më. Aktualisht hetuesit, janë duke kryer procedurat nevojshme policore, të cilat pas kompletimit do të përcillen tek autoritetet përkatëse të vendit ku është kryer vepra, ndërkohë që pronarit i është kthyer vetura”, thuhet në njoftim.
-
Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman
-
Policia gjen veturën që ishte në kërkim ndërkombëtar, arreston të dyshuarin për armëmbajtje
-
Gjendet në Prishtinë një veturë që ishte raportuar e vjedhur në një shtet të Evropës
-
Arrestohet një person i kërkuar ndërkombëtarisht nga Maqedonia e Veriut
-
Sekuestrohet në Pejë BMW X6 e kërkuar ndërkombëtarisht, më pas i kthehet pronarit gjerman