Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet në Prishtinë një veturë që ishte raportuar e vjedhur në një shtet të Evropës

Dogana e Kosovës ka treguar se është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa të huaja në Prishtinë.

Gjatë kontrollit ka rezultuar se vetura është lajmëruar e vjedhur në një shtet evropian.

“Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vërtetë se kjo veturë është e lajmëruar si e vjedhur dhe kërkohet nga organet e drejtësisë. Rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.