Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është konfiskuar një veturë në Mitrovicë, në rrugën “Mbretëresha Teutë” të shtunën, me dyshime se është vjedhur në një shtet tjetër.
Sipas njoftimit të Policisë, është ndaluar një person me veturë me targa vendore, ndërsa dyshohet se ajo veturë ishte vjedhur në një shtet tjetër.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 22.05.2021 – 13:30. Është raportuar se njësitë policore viktimës mashkull kosovar ia kanë konfiskuar veturën me targa vendore nën dyshimin se e njëjta është vjedhur në një shtet tjetër. Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, njoftohet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia në veri konfiskon veturën me të cilën më herët barteshin para nga Serbia në Kosovë
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prishtinë
-
BMW e vjedhur në Gjermani gjendet në Mitrovicën Veriore
-
Digjet edhe një veturë në veri
-
Gjendet në Prishtinë një veturë që ishte raportuar e vjedhur në një shtet të Evropës