Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicën Veriore ka gjetur dhe konfiskuar një veturë e cila ishte vjedhur në Gjermani.
Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, siç thuhet, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore dhe se është konfiskuar në kohën kur ka qenë i parkuar në një lokacion në këtë komunë.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, konkretisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), është arritur të lokalizohet në Kosovë, vetura e tipit BMW 320 me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin, thuhet se janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit gjerman.
-
Konfiskohet në Kosovë vetura 100 mijë eurosh që kërkohej nga Zvicra
-
Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Shpallet në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur në Shqipëri
-
Sekuestrohet vetura 160-mijë euroshe, dyshohet se pronari kishte detyrime të pashlyera në Gjermani