Polica e Kosovës ka njoftuar se të martën ka gjetur dhe konfiskuar një veturë të tipit Mercedes që ka qenë në kërkim nga autoritetet zvicerane, vlera e së cilës llogaritet të jetë mbi 100 mijë euro.
Sipas Policisë së Kosovës kjo është bërë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, pasi që Policia ka pranuar një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se kjo veturë mund të jetë në territorin e Republikës së Kosovës.
“Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit Mercedes (vlera e përafërt mbi 100 000 €) e cila ishte në kërkim në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tashmë thuhet se rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore.
-
E bleu veturën në Francë për ta shitur në Kosovë, i konfiskohet
-
BMW e vjedhur në Gjermani gjendet në Mitrovicën Veriore
-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë