Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se më 20 gusht ia kishte dhënë në shfrytëzim veturën një personi tjetër, mirëpo më pas e ka vërejtur se vetura e tij ndodhet jashtë vendit.
Sipas njoftimit të policisë të martën, vendndodhja e veturës është kuptuar përmes GPS-it.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më 20.08.2022 ia kishte dhënë në shfrytëzim veturën me targa vendore të dyshuarit (m) kosovar dhe gjatë vëzhgimit përmes GPS-it, ka identifikuar se vetura e lartcekur gjendet jashtë vendit. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim
Artikuj të ngjashëm
-
E dha me qira veturën, pronari në Prishtinë dyshon se automjeti iu shit në Serbi
-
Shiti veturën që e mori me qira, arrestohet burri në Prishtinë
-
Vidhet një veturë më targa të huaja në Gjakovë
-
Mori veturën me qira e nuk e ktheu, policia po e heton rastin
-
Gjendet në Prishtinë një veturë që ishte raportuar e vjedhur në një shtet të Evropës