Një person ka raportuar se një grua ka marrë me qira një veturë më 24 dhjetor dhe ka nënshkruar marrëveshje për ta kthyer veturën deri më 1 janar, porse vetura ende nuk është kthyer.
Gruaja kishte marrë veturën me qira në Aeroportin e Prishtinës. Viktima ka raportuar rastin në Polici të shtunën. Policia ka nisur hetimet, ndërsa rastin po e cilëson “shpërdorim i pasurisë së huaj”.
“ANP-Adem Jashari 14.01.2023-21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, e dyshuara femër kosovare me marrëveshje prej datës 24.12.2022 ka marrë me qira një veturë deri me datë 01.01.2023, por e njëjta deri më tani nuk e ka kthyer veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.
-
E dha me qira veturën, pronari në Prishtinë dyshon se automjeti iu shit në Serbi
-
Shiti veturën që e mori me qira, arrestohet burri në Prishtinë
-
Shtetasi i Suedisë merr dy vetura me qira e s’i kthen në kohë
-
Arrestohet burri që mori veturën me qira dhe ia dha dikujt tjetër për 3,000 euro
-
Merr veturën në shfrytëzim për Kosovë, ajo zbulohet jashtë vendit