Kronikë

Sekuestrohet 1 kilogram kokainë në Durrës

Policia e Durrësit ka sekuestruar 1 kilogram kokainë, ndërsa janë arrestuar dy persona, raporton “A2news”.

“Policia e Durrësit ka shkatërruar një rrjet që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lagjen nr.13 të qytetit. Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe u arrestuan V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjeç, raporton A2. Dy persona e arrestuar janë me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e narkotikeve. Ata kundërshtuan me dhunë policinë dhe tentuan të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë qëlloi në ajër për t’i neutralizuar”, raporton Policia e Durrësit.