Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka sekuestruar 34 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të atij që njihet si bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj.
Sipas mediave në Shqipëri, nën sekuestro kanë përfunduar edhe pasuritë e familjarëve të tij, të cilat kapin vlerën deri në 15 milionë euro.
Mes pasurive janë sekuestruar automjete, llogari bankare, tokë dhe aksione në shumë kompani të rëndësishme.
Lëvizja e autoriteteve ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt.
Martinaj u raportua i zhdukur më 9 gusht të vitit të kaluar nga familjarët e tij. Ka pasur aludime se ai është zhdukur për t’i humbur gjurmët ose është rrëmbyer me pasojë vrasjen e tij.
Autoritetet në Shqipëri ende nuk kanë dalë me një konkludim nëse një nga eksponentët kryesorë të krimit viteve të fundit është gjallë apo i vdekur.
-
Jeta e panjohur e Ervis Martinajt, si u bë “mbret i lojërave të fatit”
-
Policia në Shqipëri sekuestron pasuri në vlerë 26.5 milionë euro
-
Balla për zhdukjen e Ervis Martinajt: Policia ka shumë informacione, por mungon dokumentimi i plotë
-
Berisha: Rama e di ku është Ervis Martinaj
-
Rama për zhdukjen e Ervis Martinajt: Shumë shpejt do ta keni përgjigjen e Policisë