Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar dy armë në fshatin Barilevë të Prishtinës sot.
Policia ka njoftuar se është sekuestruar një revole e tipit Zoraki dhe një thikë.
“Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm