Policia ka informuar sot se disa persona janë arrestuar në rajonin e Prishtinës, derisa janë sekuestruar dy armë zjarri. Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
Në rastin e parë në rrugën "Mon Balaj" në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe të dyshuarit, Policia ka bërë të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit “Zoraki”, si dhe pesë copë fishekë.
Ndërkaq, në rastin e dytë në rrugën e Pejës në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe disa të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, gjashtë copë fishekë, dy thika, si dhe dy shkopinj druri.
“Ndaj personave të dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, në të dyja rastet është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës", dhe të njëjtit janë proceduar më tej.”, ka bërë të ditur Policia.
{gallery}
-
Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe 40 fishekë
-
Dy të arrestuar në Prishtinë, kapen me armë zjarri dhe fishekë
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 15 armë zjarri
-
Policia arreston disa persona në një operacion në Prishtinë
-
Të dyshuarit në Prishtinë i sekuestrohen dhjetëra armë e qindra fishekë