Kronikë

Sekuestrohen dy armë në lokacione të ndara në Prishtinë

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri në lokacione të ndryshme, sot në Prishtinë.

Sipas njoftimit, sot rreth orës 09:30, në rrugë “B” në Prishtinë, është ndaluar vetura Golf -VII- , ngjyrë e zezë me targë Kosove.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast ka arritur që në brezin e të dyshuarit të gjejë dhe të sekuestrojë: Një revole të tipit BERETTA, kalibër 9mm, si dhe tre copë fishek, kalibër 9 mm

I dyshuari L.M. 33-vjeçar, shtetas i Kosovës është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Poashtu në fshatin Llukar të Prishtinës në afërsi të oborrit të shkollës është sekuestruar një revole të tipit GECO mod225, kalibër 9mm.

Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit.