Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy pika të ndryshme janë sekuestruar dy armë zjarri në Prishtinë.
Sekuestrimi i parë ka ndodhur rreth orës 11:30 në pikën e kontrollit në lagjen Veterniku në hyrje të Prishtinës, me ç’ rast policia ka ndaluar veturën Passat me targa kosovare, dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë: një revole të tipit TT, kalibër 7.62 mm, si dhe nëntë copë fishekë, kalibër 7.62 mm,
Sekuestrimi i dytë ka ndodhur rreth orës 13:00, në pikën e kontrollit në rrugën “Tirana” në Prishtinë, me ç’ rast policia ka ndaluar veturën Mercedes me targa kosovare dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjej në brezin e shoferit dhe të sekuestrojë: një revole të tipit CZ, kalibër 9 mm, si dhe dy copë fishekë, kalibër 9 mm,
“Në të dyja rastet të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet nga Policia.
-
Policia sekuestron dy armë zjarri në Prishtinë
-
Sekuestrohen dy armë në lokacione të ndara në Prishtinë
-
Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe 40 fishekë
-
Dy të arrestuar në Prishtinë, kapen me armë zjarri dhe fishekë
-
11 armë pa leje sekuestroi Policia të premten, shumicën në Prishtinë