Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri në Prishtinë.
Persona e dyshuar janë dërguar në stacion policor dhe janë iniciua raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e stacioneve policore Qendra dhe Jugu, dy lokacione të ndryshme (në rrugën “1 Tetori” dhe në rrugën “Tahir Zajmi”) në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri: -një pushkë gjuetie dhe -një revole CZ me 3 fishekë. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
{gallery}