Policia e Kosovës ka sekuestruar në orët e para të së mërkurës dy armë zjarri dhe një thikë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi është bërë gjatë një kontrolli rutinë të një veture në lëvizje e cila është ndaluar nga Policia.
“Sot rreth orës 01:20, nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion dy persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë. Sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën George Bush, kur personat /automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftim.
-
Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë
-
Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë
-
Sekuestrohen dy armë zjarri e një thikë në Fushë-Kosovë, dy persona në mbajtje
-
Dy të arrestuar në Prishtinë, kapen me armë zjarri dhe fishekë
-
Kapen armë e municion në Prishtinë, Policia i arreston tre persona