Kronikë

Rrufeja vret një 55-vjeçar në Prizren

Një 55-vjeçar nga fshati Petrovë i Prizrenit, ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë, pasi është goditur nga rrufeja pasditen e së enjtes, ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai tha se viktima ishte duke punuar në fushë në momentin e goditjes nga rrufeja.

Rasti sipas tij, ka ndodhur pas orës 16:00.

“Ka qenë me një ngarkesë me traktor në fushë kur është goditur. Një nga familjarët e ka dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.