Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Rahovec pasi dyshohet se e ka sulmuar një zyrtar policor, pasi ky kishte reaguar në një incident mes disa personave.
Në raportin 24-orësh, Policia njoftoi se polici ka pësuar lëndime trupore, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili kishte reaguar në një incident në mes disa personave. Viktima-zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Malishevë
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Arrestohet pasi sulmoi dy policë, njëri prej tyre dërgohet në Emergjencë
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Sulmoi policin dhe një person tjetër, arrestohet