Një lis është rrëzuar nga moti i ligë në Ferizaj. Rrëzimi i lisit e ka dëmtuar një veturë e cila ishte e parkuar.
Policia ka konfirmuar rastin për KOHËN, duke thënë se fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
“Nuk ka qenë erë e madhe. Ka pas riga shiu dhe pak frymë, por lisi u rrëzua”, kanë thënë nga Policia.
Moti i ligë që po mbretëron ditëve të fundit në Kosovë ka shkaktuar dy viktima. Të hënën, një 30-vjeçar vdiq nga rrëzimi i një lisi në Prishtinë, ndërsa një 27-vjeçar u godit nga rrufeja në Rahovec.