Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje mes katër të rinjve në Podujevë shkaku i një konflikti në rrjetet sociale

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një përleshje fizike mes katër të rinjve ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë të premten pasdite, si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme në rrjetet sociale.

Sipas raportit 24-orësh, Policia ka arrestuar një të mitur, i cili dyshohet se ka tentuar t’i godasë me thikë tre persona të tjerë të përfshirë në rrahje. Sulmi ka dështuar dhe nuk ka të lënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë konfiskuar një thikë dhe një sprej në posedim të të dyshuarit të mitur.

Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 24 orë, ndërsa tre personat e tjerë janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.