Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona që thuhet se janë përfshirë në një rrahje mes dy grupeve që ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00.
Rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë. Në rrahje thuhet se janë përdorur thika dhe një sëpatë.
“Gllogoc / 01.01.2024 – 20:55. Gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë. Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit thuhet se gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Tri sulme me thikë në Prishtinë dhe Drenas vetëm gjatë së dielës
-
Shtatë persona përfshihen në përleshje me thika në Gjilan, dy në gjendje të rëndë
-
Vrasje e rëndë në tentativë në Klinë, arrestohen 6 persona
-
Dyshohet se u përfshinë në rrahje, arrestohen katër persona në Drenas
-
Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë në Drenas