Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet se një vajzë në Podujevë është zhdukur qe një javë

Zhdukje

Foto-ilustrim

Një grua në Lupç të Podujevës e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.

Sipas saj, vajza ka dalë nga shtëpia më 3 tetor dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.