Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar ka gjetur të hënën një çantë në të cilën kishte dokumente dhe një shumë të parave, ndërsa menjëherë e ka dorëzuar në Polici.
Policia ka kontrolluar çantën në praninë e qytetarit S.M., ndërsa në të kishte dokumente të një qytetareje të Mitrovicës dhe një shumë të konsiderueshme të parave.
“Nga ana e policisë është identifikuar dhe është kontaktuar pronarja e çantës e cila është ftuar të paraqitej në Stacionin Policor Jug në Mitrovicë, me ç ‘rast çanta me paratë dhe dokumentet personale i janë kthyer pronares. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Qytetari ktheu çantën me para e dokumente, Policia gjen pronarin
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Qytetari nga Shtimja dorëzon në Polici portofolin me një shumë të konsiderueshme parash
-
Një qytetar në Gjakovë i dorëzon 15 mijë euro në Polici, pasi i kishte gjetur në rrugë
-
Raporton në Polici vjedhjen, hajni ishte arrestuar për raste tjera